albanian-vips

MiReSeViNi ne albanian-vips FORUM.Besoj se do mbeteni te kenaqur.
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Michael Jordan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin-eNdRiTi
Admin


Numri i postimeve : 92
Join date : 02/02/2009
Location : in your HOMEPAGE

MesazhTitulli: Michael Jordan   Tue Feb 03, 2009 2:36 pm

Micheal Jordan-Legjenda e Basketbollit.


Michael Jordani ishte njeri nder basketbollistet me te mirë,

Michael Jeffrey Jordan, i mbiquajtur dhe i njohur në të gjithë botën si “Ajri”, është një ish-lojtar amerikan i basketbollit, i cilësuar nga të gjithë si lojtari më i mirë në historinë e këtij sporti. E pangatërruar janë fanella e tij numër 23 dhe kërcimi i tij tipik, më pas i bërë logoja e tij zyrtare. Në karrierën e tij të gjatë dhe të lavdishme i janë vënë një pjesë e konsiderueshme nofkash, “Ajri” është pa dyshim më i famshmi dhe më i përhapuri.

http://illiweb.com/fa/pbucket.gif

Origjina dhe familja
Michael Jeffrey Jordan lindi më 17 shkurt të vitit 1963 në lagjen Brooklyn, në New York, ku prindërit James, mekanik në një central elektrik, dhe Delores Jordan, nëpunëse në një bankë të vogël, sapo ishin transferuan, por së shpejti familja transferohet sërish, këtë herë në Wilmington, në Karolinën e Veriut, ku Micheal studion dhe rritet me vëllain më të madh Larry, që e rreh gjithmonë në sfida njëri kundër njërit në basketboll dhe motrën Rasalyn. Legjenda fillon kur i ati vendos një kosh në kopshtin e pasëm të
shtëpisë, ku dy vëllezërit filluan të stërviteshin çdo ditë

Studimet e para dhe përjashtimi nga skuadra e shkollës
I riu Michael është një djalë shumë i turpshëm, ndjek një kurs të ekonomisë shtëpiake, nga frika se mos nuk ia dilte mbanë të gjente një grua për t’u martuar kur të rritej. Si rrjedhim, i shfrytëzoi të gjitha energjitë e tij në sport për t’u futur thellë në këtë sport, duke praktikuar shumë aktivitete: basketboll, bejzboll, futboll amerikan, not dhe të tjera, së bashku me vëllezërit e tij. Jordan nuk shkëlqen në studime, që mesa dukej nuk i interesonte edhe aq shumë, por fillon të bëhet i njohur në fushën e sportit, duke shkëlqyer më shumë në atë të futbollit amerikan dhe në bejzboll. Edhe në basketboll ai ia doli mbanë shumë mirë, por në mënyrë të paradoksale, ai që do të bëhej më pas lojtari më i mirë i të gjitha kohërave u përjashtua nga skuadra e basketbollit të shkollës, duke qenë se gjatë përzgjedhjes trajneri nuk e cilëson aq të aftë sa për të bërë pjesë në këtë ekip. Në vend që të mërzitej dhe të humbte shpresat te vetja, Jordan stërvitet për një vit të tërë për llogari të tij, i gatshëm që të paraqitej në seleksionimin e vitit të ardhshëm. Ndërkohë, në moshën 14-vjeçare, për herë të parë arrin të hyjë në lojë gajtë një ndeshjeje të “street basket” në një playground. Ishte i gjatë 1.72 cm. Ky ishte vetëm fillimi i legjendës Ajër. Më në fund talenti zbulohet, gjithmonë në mënyrë paralele me rritjen fizike (më shumë se 15 cm në një vit). Në seleksionimet e kësaj here u zgjodh menjëherë dhe tashmë në ndeshjet e para të luajtura fillon të krijohet fama e dunker, falë hedhjeve të mahnitshme që ai arrin të bëjë, më shumë se mesatarja e shokëve të tij të skuadrës. Viti i një pune të lodhshme i dha frytet e tij, ai u fut në skuadrën e parë duke u bërë menjëherë i famshëm në të gjithë shtetin e Karolinës së Veriut duke rezultuar një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shkollor. Sezoni i lavdisë vijon për Jordan dhe “Tar Heels”, skuadrën e Ëilmingtonit, që fiton kampionatin.

Vitet '90, fiton për herë të parë tre tituj radhazi

Përkufizimi i vërtetë i Michael si një yll i basketbollit botëror, ndodh në fillim të viteve '90, kur skuadra “Chicago Bulls” arrin një nivel të lartë dhe Jordan luan basketboll në nivele yjesh. Brenda tre viteve, në vitin 1991 kundër skuadrës “Los Angeles Lakers”, në vitin 1992 kundër “Portland Trail Blazers” dhe në vitin 1993 kundër “Phoenix Suns”, skuadra “Chicago Bulls” fiton tre tituj radhazi të NBA, të ashtuquajturin “three-peat” (ose tre tituj të fituar njëri pas tjetrit). Në play-off, dhe veçanërisht në finalet, Michael mban në mënyrë të veçantë peshën e skuadrës, duke realizuar rekord pas rekordi dhe duke fituar edhe tre tituj radhazi në finalet NBA.

Olimpiadat e vitit ’92 dhe çmimi i dytë i artë

Në verë të vitit 1992, Jordan, pasi kishte fituar titullin e tij të dytë, merr pjesë në Olimpiadat verore të Barcelonës në vitin 1992, ku mbahet prezantimi i parë i lojtarëve profesionistë të NBA në Lojrat Olimpike. Jordanit i jepet rolit i kapitenit të skuadrës bashkë me Magic Johnson dhe Larry Bird. Jordan është një nga yjet e “Dream Team”, skuadër që është konsideruar nga të gjithë ekspertët si skuadra më e fortë e basketbollit të të gjitha kohërave. Pranë të madhit Michael Jordan qëndrojnë gjithashtu kampionë të mëdhenj si shoku i skuadrës së tij Scottie Pippen, Magic Johnson, Larry Bird, si dhe Charles Barkley, Clyde Drexler, Patrick Ewing, Karl Malone, David Robinson, John Stockton, Chris Mullin. Është çmimi i dytë i artë për Michael Jordan, që tregohet protagoinist absolut i skuadrës amerikane, duke shënuar mesatarisht 33 pikë për çdo ndeshje. Në të njëtin vit, xhirohet videoja muzikore "Jam" së bashku me Michael Jackson.

Vdekja e të atit dhe largimi për herë të parë nga basketbolli

Më 6 tetor të vitit 1993, në një konferencë për shtyp, Micheal i komunikoi ligës dhe botës vendimin e dhimbshëm për të lënë basketbollin. Fjalët e tij ishin: "Kam humbur çdo motivim. Në lojën e basketbollit nuk kam më asgjë për të treguar, është momenti më i mirë për mua që të heq dorë. Kam fituar gjithçka që mund të fitohej. Të rikthehem? Ndoshta, por tani po mendoj për familjen". Humbja e stimulit për të luajtur dhe vdekja e të atit e bëri atë që të marrë këtë vendim kaq të vështirë. I ati kishte qenë një mbështetje e madhe për të, ai e kishte dashur shumë dhe i kishte qëndruar gjithmonë pranë. Më 9 shtator të vitit 1994, një vit pas largimit nga basketbolli, luan për herë të fundit në “Chicago Stadium”, në një ndeshje për bamirësi të organizuar nga Scottie Pippen, një nga shokët e tij të skuadrës. Përpara stadiumit të ri u vendos një statujë e madhe e Jordanit në prag të një kërcimi me një tabelë me fjalët: "Më i miri i të gjitha kohërave".
Karriera në bejzboll

"Dua të tregoj se mund të jap edhe në një disiplinë tjetër". Me këto fjalë Jordan tenton të fillojë karrierën në bejzbollin profesionist, që e kishte ëndërruar që kur ishte fëmijë. Dashuria e të atit, i cili sapo ishte ndarë nga jeta, për këtë sport ishte pa dyshim motivi më i fortë që shtyn Jordan të tërhiqej nga basketbolli për t’iu dedikuar karrierës së tij të re. Në realitet, me gjithë aspetativën e madhe të publikut kundrejt tij, “Ajri” arrin rezultate shumë modeste. Rezultatet modeste bën që të rritej presioni i gazetarëve dhe i tifozëve që, duke pritur diçka më shumë nga ish superstari i NBA, filluan të kritikojnë Jordanin, duke hedhur hipoteza që këtë po e bënte më shumë për efekt publicitar.

Kthimi në basketboll

Rezultatet nuk e kënaqën krenarinë e kampionit, që pas rreth një viti e gjysmë e deklaron të mbyllur karrierën e tij si lojtar i bejzbollit. Miliona tifozë në të gjithë botën po fillonin seriozisht të shpresonin në kthimin e tij kur u përhap lajmi që Jordan ishte stërvitur për dy ditë me “Chicago Bulls. “ESPN”, rrjeti më i rëndësishëm televiziv sportiv amerikan, i ndërpret të gjitha programet për të dhënë lajmin për një rikthim të mundshëm të tij. “Nike”, sponsori historik i Jordanit, dërgon 40 palë këpucë të nënshkruara “Ajri Jordan në Chicago Bulls”. Më 18 mars të vitit 1995 nëpërmjet një komunikate Michael Jordan informon skuadrën “Chicago Bulls” se e kishte anuluar tërheqjen e tij nga basketbolli 17 muaj më parë. Një ditë më pas ai del në një konferencë për shtyp duke thënë thjesht: “Jam kthyer”. Pas kthimit, si shenjë ndryshimi ishte numri që ai mbante në fanellën e tij, në vend të numrit mitik 23 tashmë kishte numrin 45, numër të cilin e mbante kur luante bejzboll kur ishte i vogël dhe realisht numri i tij i preferuar. Fillon një cikël i ri për “Chicago Bulls”, që gjatë dy vjetësh pa Jordanin kishte arritur rezultate zhgënjyese, duke arritur në play-off. Me disa lojtarë të skuadrës së vjetër, si Scottie Pippen dhe disa të rinj, gjithmonë nën drejtimin e trajnerit Phil Jackson, skuadra rimerr "rutinën" e fitoreve. Sezoni i kthimit tregon që Michael Jordan nuk ka bërë asnjë ndalesë për rreth dy vjet, por skuadra nuk arrin të arrijë në finale, duke u eliminuar në play-off nga “Orlando Magic”.

Fitues për herë të dytë të tre titujve radhazi ‘96-‘98

Por suksesi u shty vetëm një vit. Në sezonin 1995-96, Jordan është sërish protagonist absolut dhe “Chicago Bulls” fiton një tjetër sezon superlativ. Ndërkohë, Mike kthehet të fanella me numër 23 (duke u detyruar të paguajë një gjobë shumë të madhe). Skuadra shënon një rekord absolute në NBA. Sezoni 1996-97 është sërish një sezon rekord, “Chicago Bulls” fitoi një rekord fitoresh dhe humbjesh, përkatësisht 69-13. “Ajri”drejton skuadrën gjatë sezonit 1997-98 që edhe pse s’është aq emocionuese sa më parë është shumë bindëse. Pas një sezoni të rregullt jo në lartësinë e dy të parëve, “Chicago Bulls” gjen smaltin në play-off dhe arrin sërish në finale. Mbërrin kështu titulli i gjashtë për Jordan, i pikasur nga një gjuajtje e shkëlqyer pikërisht nga vetë ai pas 6,6 sekondave nga përfundimi i garës së gjashtë të finaleve, të luajtur në Salt Lake City, e hyrë në historinë e basketbolit: është “three-peat” i dytë për Michael dhe “Chicago Bulls”. Pak kohë më pas ai njofton largimin e tij për herë të dytë nga basketbolli dhe i quajtur largim përfundimtar. Ai fillon t’i dedikohet sportit të tij të dytë të preferuar, golfit, dhe qëndron në drejtim e Washington Wizards.

Kthimi për herë të dytë te basketbolli

Në vitin 2001 tifozët në mbarë botën u përballën me një surprizë kur po hidhej hipoteza për një rikthim të mundshëm të Ajrit. Ai vendos që nga drejtues të bëhet lojtar i kësaj skuadre. I pabesueshëm është interesi mediatik që krijohet rreth tij dhe “Wizards” bëhet menjëherë një nga skuadrat më të ndjekura të NBA. Sezoni i tij i parë si “Wizards” përfundon me një mesatare prej 22,9 pikë për çdo ndeshje. Në sezonin 2002-03 fiton mesatarisht 20 pikë për çdo ndeshje dhe merr pjesë edhe një herë të vetme në “All-Star Game”, në Atlanta. Gjatë sezonit Jordan bëhet lojtari më i vjetër (38 vjeç) i NBA që shënon më shumë se 40 pikë në një ndeshje. Sezonin e ardhshëm ai realizon edhe 45 të tjera. Skuadra “Washington Wizards” edhe me Michael nuk e arrin play-off, kështu që ndeshjet e fundit të tij nëpër arenat e NBA u bëhen momente të pëlqyeshme për fansat që mund ta takonin dhe të përshëndeteshin me lojtarin e madh para së të luante ndeshjen e fundit në “United Center”, për të arritur në Filadelfia nga Allen Iverson, në ndeshjen 82 të sezonit të rregullt, ku do të bëjë kërcimin e fundit dhe gjuajtjen e fundit të karrierës së tij. Një gjuajtje e lirë që do i shtojë 20 pikë në sezon. Duke dalë nga ndeshja ai konfirmon largimin përfundimtar nga basketbolli.

Largimi përfundimtar nga basketbolli

Në përfundim të sezonit 2002-03, ai tërhiqet për herë të tretë dhe të fundit nga basketbolli. Jordan e përfundon karrierën e tij me NBA me një mesatare pikësh për ndeshje prej 30,12 në sezonin e rregullt. Në fund të tetorit të vitit 2004, Giorgio Armani kontaktoi me Michael Jordanin për ta bindur që të luante në Itali, në skuadrën e Olimpikut të Milanos. Në vitin 2006 dëshira e Michael për të drejtuar një skuadër të N
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://albanian-vips.big-forum.net
 
Michael Jordan
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
albanian-vips :: SPORT :: BASKETBOLL-
Kërce tek: