albanian-vips

MiReSeViNi ne albanian-vips FORUM.Besoj se do mbeteni te kenaqur.
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KOMUNIZMI--dhe pasojat e tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin-eNdRiTi
Admin


Numri i postimeve : 92
Join date : 02/02/2009
Location : in your HOMEPAGE

MesazhTitulli: KOMUNIZMI--dhe pasojat e tij   Tue Feb 03, 2009 2:39 pm

Komunizmi i bën keq Shqipërisë, kuqezinjtë “dublohen” në Bjellorusi


Shqipëria e basketbollit është “masakruar” dje nga Bjellorusia në një ndeshje eleminatore të kampionatit europian, grupi B. Katër ditë pasi fitoi ndeshjen e parë ndërkombëtare në 15 vjet, kundër Zvicrës, skuadra e Roland Avramit u mund në Minsk me rezultatin 92?46. Takimi i luajtur në orën 18:00 lokale (17.00 në Shqipëri) në vendin e vetëm me ideologji ende komuniste në Europë, ishte një makth i vërtetë për skuadrën tonë përfaqësuese. Trajneri Avrami e nisi këtë ndeshje me pesëshen e tij standart: Garo, Karaj, Hysenagoli, Shima dhe Gjonaj. Që nuk do të ishte një ditë e mirë për këta të fundit, u kuptua që në fillim. Pas pikës së parë të shënuar nga një gjuajtje e lirë nga Shima, vendasit të ndihmuar nga disa qindra tifozë, ushtrojnë një presion të cilin skuadra jonë nuk e përballon dot. Kështu, ka shumë gabime në zonën tonë që sanksionohen kryesisht me gjuajtje të lira për kundërshtarin. Në sulm nuk ka asnjë shans për të goditur. Momenti i mirë për vendasit shkon deri në 17?1. Një gjuajtje e Shimës dhe një tripikësh i Karajt na shpëton nga turpi i mëtejshëm dhe më pas, takimi luhet në “shina” më të pranueshme për tanët. E gjithë pjesa e parë përfundon me rezultatin 21?9. Në fillimin e periodës së dytë vendasit shënojnë edhe 12 pikë të tjera rradhazi dhe takimi shkon deri 33?10. Më pas ndeshja normalizuar disi, por sërish gabojmë shumë në gjuajtje si dhe në goditjet e lira. Kundërshtari shënon gjithnjë, e pakta, dyfishin e tanëve. Në këtë pjesë, ndër lojtarët tanë është dalluar loja e Hysenagollit. Në pushim skuadrat shkojnë me rezultatin 48?20, një pasiv mjaft i rëndë ky. Tri pikë të Mitkut dhe dy të tjera të Shimës, iluzionojnë në minutën e parë të periodës së tretë. Të paktën duket se Shqipëria, më në fund i’a ka marrë “përmasat” kundërshtarit. Por mbetet një iluzion. Vendasit i aktivizojnë të gjithë lojtarët që kanë në stol dhe shpesh kjo shkon në dëm të skuadrës sonë që këmbëngul në pak emra. Freskia e Bjellorsisë del në pah pikërisht në fillim të periodës së tretë pasi ata shënojnë plot 18 pikë rradhazi. Nga rezultati deri diku i pranueshëm 48?25 shkohet në 66?25. Shifrat përmirësohen paksa në fund pasi e gjithë perioda e treta përfundon 71?34. Kundërshtarët kanë shënuar më shumë se dyfishin e pikëve tona. Perioda e katërt nis me gabime nga të dy palët. Deri në pesë minutëshin e dytë të saj, janë shënuar fare pak pikë. Shqiptarët humbasin shumë dhe kanë një përqindje të vogël realizimi jo vetëm nga fusha por edhe nga goditjet e lira. Sidoqoftë tanët përfitojnë nga neglizhenca e vendasve dhe deri 2 minutat e fundit, skuadrat janë thuajë kokë?më?kokë, përsa i përket pikëve në periodën e katërt. Një forcing i çasteve të fundit të vendasve prodhon edhe 7 pikë të tjera minus për tanët. Në fund është 92?46. Si për ironi Bjellorusia ka shënuar ekzaktësisht dyfishin e tanëve. Statistikat janë një makth i vërtetë. Kemi realizuar vetëm 30% të pikëve nga fusha. Ka pasur vetëm dy asiste gjatë të gjithë lojës. Shifra që sfumojn fitoren e pak ditëve më parë kundër Zvicrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://albanian-vips.big-forum.net
 
KOMUNIZMI--dhe pasojat e tij
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anë të mira dhe më shumë pasoja negative
» Tonelata barnash me afat të skaduar
» Ibrahim Kelmendi: Fanatizmi fetar mysliman dhe pasojat e tij për lirinë e besimit dhe të komprometimit të shqiptarëve
» Eda Derhemi: Gjirokastra dhe komunizmi në “Darkën e gabuar” të Ismail Kadaresë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
albanian-vips :: SPORT :: BASKETBOLL-
Kërce tek: