albanian-vips

MiReSeViNi ne albanian-vips FORUM.Besoj se do mbeteni te kenaqur.
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 8-njaket e sjelle ne jete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin-eNdRiTi
Admin


Numri i postimeve : 92
Join date : 02/02/2009
Location : in your HOMEPAGE

MesazhTitulli: 8-njaket e sjelle ne jete   Tue Feb 03, 2009 8:56 pm

Imagjinoni të sillni në jetë 8 fëmijë njëherësh?


Hamendësime mbi jetën e re e të mbipopulluar të çiftit nga Los Anxhelosi

Shpenzimet, ushqimi, lodhja e kënaqësitë e prindërve më unikë në botë

A mundet që një femër të sjellë në jetë tetë fëmijë? Koha ka treguar që po. Ja cilat janë vështirësitë me të cilat do të ndeshen prindërit e tetënjakëve që lindën në Amerikë këtë javë, përveçse harxhimeve, kohës, rivalitetit mes tyre dhe më shumë se një milion dollar për t‘i rritur, veshur e ushqyer


Lajmi se një grua në një spital të Los Anxhelosit solli në jetë tetë fëmijë të mërkurën, nuk tronditi vetëm Amerikën. Edhe vetë mjekët ishin çuditur, pasi prisnin që gruaja të lindte shtatënjakë. Me një ekip prej 46 vetash, mes të cilëve mjekë, infermierë, personel shërbimi dhe një operacioni cezarian, bashkëshortët që nuk pranuan të tregonin asgjë rreth mënyrës së ngjizjes së tetënjakëve, janë tashmë prindërit e gjashtë meshkujve dhe dy femrave. Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vetëm dy prej tyre marrin frymë në mënyrë artificiale. Sipas mjekëve të "Kaiser Permanente Bellflower Medical Center", bëhet fjalë për lindjen e dytë me tetë fëmijë në SHBA. Një rast analog ndodhi në vitin 1998, në një spital të Teksasit.

A mund të ndodhë?

Sipas ekspertëve nuk është e thjeshtë, madje thuajse e pamundur për të ndodhur. Femrat lindin me mijëra vezë në vezoret e tyre. Pas pubertetit, çdo muaj nga vezoret çlirohet një vezë në formën e menstruacioneve. Në rastin e binjakëve numri i vezëve është dy, ndërsa që një grua të ngjizë tetë fëmijë në mënyrë natyrale, ajo duhet të "lëshojë" të paktën katër ose 5 vezë (thuajse e pamundur) dhe të gjitha vezët duhet të ndahen duke formuar binjakë, ose trinjakë (ka një mundësi shumë të rrallë për të ndodhur). Ndaj ka shumë probabilitet që tetënjakët të ngjizen në mënyrë artificiale. Një tjetër mundësi ekziston edhe atëherë kur një grua që është duke përdorur ilaçe për të mbetur shtatzënë, për të stimuluar prodhimin e vezës kryen seks të pambrojtur, siç është rasti i Mandi Alvoud që mbeti shtatzënë me tetënjakë në vitin 1996, por që më vonë abortoi. Por, nëna e re nga Los Anxhelosi theu rekordin. Para katër ditësh ajo solli në jetë tetë fëmijë në qendrën "Bellflower medical centre", megjithatë ende nuk dihet asgjë nëse ngjizja e tyre është bërë në mënyrë natyrale, apo përmes trajtimeve për të ngelur shtatzënë.


Cilat janë rreziqet? A mund të jetojnë të gjithë fëmijët

"Një shtatzëni me tetënjakë është tetë herë më e rrezikshme se sa ajo me një fëmijë, shto këtu edhe rrezikun e diabetit dhe hipertensionit", thotë profesor Xhejms Ualker, një gjinekolog anglez. Një tjetër rrezik i madh ka të bëjë me hemorragjinë e madhe pas lindjes, pasi tetë fëmijë do të thotë tetë placenta dhe tetë herë më shumë gjakderdhje". Në raste të tilla, grave u kërkohet të bëhet një abort i pjesshëm për të reduktuar numrin e fetuseve në mitër dhe për të rritur mundësitë për ta çuar atë shtatzëni deri në fund. Por, në Los Anxhelos ata lindën të gjithë shëndoshë e mirë dhe problemi më i madh për ta do të jenë ushqyerja dhe frymëmarrja. Ata lindën me peshë të kënaqshme, që shkon nga 900, deri në 1 kilogram e 400 gramë, por ditët në vazhdim do të jenë të rëndësishme për jetët e tyre.


A ka pasur raste të tilla më parë?

Edhe më parë kanë lindur tetënjakë, por në asnjë rast ata nuk kanë arritur të jetojnë të gjithë. Në vitin 1998, në Teksas një grua e quajtur Nkem Chukwu solli në jetë tetë fëmijë, por më e vogla e quajtur Odera vdiq pas një jave që kishte ardhur në jetë. Shtatë të tjerët, pesë vajzat dhe dy djemtë, festuan ditëlindjen e tyre të dhjetë këtë dhjetor. Jo pa të drejtë, e ëma e përshkroi rritjen e tyre si një punë me kohë të plotë. Një grua në Turqi i humbi të tetë fëmijët në 1985-ën, ashtu siç ndodhi në Britani në vitin 1996, kur tetënjakët që "lindën" që në javën e 22 të shtatzënisë nuk mund të jetonin. 2 nga tetënjakët e lindur në Itali në vitin 2000 vdiqën menjëherë, ndërsa ata të lindur në Meksiko në vitin 1967 vdiqën brenda 14 orëve. Numri më i madh i fëmijëve të lindur me një shtatzëni të vetme ka ndodhur në vitin 1971 në Australi, ku një grua solli në jetë nëntë fëmijë, që vdiqën brenda javës.

A mundet nëna t‘i ushqejë të gjithë me gji?

Sigurisht që jo. Është e pamundur. Edhe dëshira e nënës nga Los Anxhelosi për t‘i ushqyer me gji të gjithë fëmijët e saj, praktikisht nuk është e mundur. Nënat e reja zakonisht harxhojnë 6 ose më shumë orë në ditë për të ushqyer një fëmijë të vetëm. Edhe sikur të ndjekë mënyrën për të ushqyer 2 fëmijë në të njëjtën kohë, do t‘i duheshin 24 orë në ditë. Sipas ekspertëve, është e pamundur që nevojat e tyre gjatë gjithë ditës të plotësohen vetëm nga qumështi i gjirit. Ndaj është e domosdoshme alternimi edhe me qumësht artificial. Ja se çfarë tregon Xhanet Ualton nga Mersejside, që lindi gjashtënjaket e para femra në botë në vitin 1983: "Ishte një çmenduri t‘i ushqeje dhe të ndërroje pelenat ditë e natë".

Sa mund të kushtojë rritja e tyre?

Sipas departamentit amerikan të agrikulturës kushton deri në 200 000 dollarë rritja e një fëmije deri në moshën 17 vjeç. Për tetënjakët nga Los Anxhelosi kjo shifër mendohet të jetë 1.6 milionë dollarë. Prindërit me shumë fëmijë, zakonisht kërkohen nga kompani të ndryshme për t‘u sponsorizuar, por edhe kjo ka pasojat e veta. "Ajo çka kemi dëgjuar nga familje që kanë qenë në situata të tilla, është se asgjë nuk të ofrohet falas. Prindërve u duhet të punojnë për këto marrëveshje dhe ajo që sponsorët duan zakonisht janë shërbimet fotografike dhe shfaqjet përpara shtypit. Jo gjithmonë kjo është favorizuese për jetën familjare", tregon Sarah Neuell, kryetare e "Twin and Multiple Birth Association".

A mund të shëtisin të gjithë së bashku?

Sigurisht që po. Ajo çka u duhet, thotë Neuell, janë dy karrocat katërvendëshe, që në Britani kushtojnë rreth 700 dollarë. "Nuk janë të lira, por i krijojnë mundësi secilit prind të shtyjë nga katër fëmijë". Një tjetër alternativë është që prindërit të blejnë 2 karroca trevendëshe dhe çdonjëri prej tyre të mbajë nga një fëmijë në krah.

Sa pelena mund t‘u duhen?

Sipas llogaritjeve, një fëmije të sapolindur i duhen 8 pelena brenda 24 orëve. Kështu që tetënjakëve të vegjël u nevojiten 64 të tilla në ditë, 448 në javë dhe 23 239 në vit. Meqenëse me pelena u duhet të rrinë deri rreth moshës dy vjeç e gjysmë, shpenzimet për blerjen e tyre deri në këtë kohë për tetë fëmijë pa frikë kapin shifrën 16 000 dollarë.

Së fundmi, a mund të kenë rivalitet mes tyre?

Është e zakonshme tek ata që kanë shumë fëmijë. Problemi është se nuk mund t‘i kushtosh aq vëmendje sa mund t‘i kushtosh një fëmije të vetëm dhe kjo do t‘i bëjë prindërit të ndihen keq në të ardhmen. Edhe me binjakët e mi u ndjeva fajtor që nuk munda t‘u jepja atyre aq kohë sa duhej. Nuk mbaj mend sa kohë ka kaluar qëkur e kam mbajtur në krah njërin prej tyre", thotë Neuell. Kështu, e njëjta gjë ka për të ndodhur edhe me prindërit me tetë fëmijë? "Do të jetë shumë, shumë e vështirë. Por më e rëndësishme është që t‘i shohësh ata si individë të veçantë. Jam krejtësisht kundër veshjes së tyre njëlloj. Mund të duken bukur, por shkakton shumë probleme. Nëse doni që fëmijët tuaj të mendojnë për veten si individë të veçantë, që është mirë për të reduktuar edhe rivalitetin mes tyre, atëherë kurrë mos i vishni njëlloj". Xhanet Ualton thotë për gjashtënjaket e saj: "Për fat janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Sigurisht ka edhe momente grindjeje, duke qenë se jetojmë tetë të rritur në një shtëpi, por në përgjithësi ia kalojmë shumë mirë. Gjithë kohës duke luajtur dhe qeshur. Megjithatë, kur ishin të vogla, ishte shumë e lodhshme fizikisht për t‘i bërë të qëndronin së bashku pa u grindur".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://albanian-vips.big-forum.net
 
8-njaket e sjelle ne jete
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nderoi Jete sot ne VIENE Austri "Mesuesi i Merituar" SPIRO SOKRAT. JOVANI
» Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)
» Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI)
» Besim Muhadri: Tafë Pervizi - Një jetë në shërbim të atdheut
» Monda Korca: "Cdo gje ne jete buron nga dashuria.", Interrviste me aktorin Anastas Nika, Bisedoi Raimonda Moisiu, Gazeta Tirana Observer

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
albanian-vips :: Forum i lire :: Kuriozitete-
Kërce tek: